Pajtim Kasami zyrtarizohet tek Sampdoria

Prishtinë | 14 Sht 2023 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Pajtim Kasami është transferuar tek skuadra e Sampdorias si lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me klubin Olympiacos.

Mesfushori me prejardhje shqiptare ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin nga Italia.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në rrjetet sociale.

“Pajtim Kasami është lojtar i Sampdorias. Mesfushori ka kontratë deri më 30 qershor 2024” thuhej në njoftimin e klubit.

31-vjeçari ka luajtur edhe për klube të tjera si: FC Basel, FC Luzern, Fulham, Nottingham Forest, Fc Sion, Palermo FC, Olympiacos.

Të ngjashme