Pajtim në kohë tragjedie: Edi Rama përcjell mesazhin e Partisë Demokratike

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Në kohën kur Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët po kalojnë një kohë të vështirë për shkak të tërmeteve vdekjeprurëse që goditën Tiranën dhe Durrësin, duket se të dy partitë e mëdha shqiptare i kanë tejkaluar ndasitë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një video ku ka shprehur keqardhje për të prekurit nga tërmetet dhe ka theksuar se pavarësisht ndasive politike, shqiptarët janë një komb i bashkuar.

“Megjithë ndasitë tona, në orë nevoje, ne jemi një komb i bashkuar. Shqipëria e vërtetë është ajo njerëzve me zemër dhe forcë të madhe.”

Ndërsa të njëjtën video të publikuar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike në Facebook, kryeministri Edi Rama (që vjen nga Partia Socialiste) e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter.


Të ngjashme