Pajtohen familjet Hadërgjonaj dhe Osmanaj, Haradinaj: Të falësh është nderë e trimëri

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë dëshmitar i zgjatjes të dorës së pajtimit mes familjes Hadërgjonaj dhe Osmanaj.

Postimi i plotë:

Të falësh është burrëri, nderë e trimëri!
Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi.
Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi.
Shkelzen Hadërgjonaj e Afrim Osmanaj, qofshi faqebardhë!
RH

Të ngjashme