Lëvizja Vetëvendosje e ka tërhequr Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme nga Kuvendi i Kosovës.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express, pak para se të fillojë seanca për votimin e presidentit, e cila do të mbahet nga ora 18:00.
Tërheqja është bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nga e cila ka dalë përfaqësuesi i LDK’së, Arben Gashi.