Dhjetori mund të jetë i “nxehtë” në Kosovë. Kjo situatë mund të krijohet për shkak se më datën 1 të këtij muaji do të nis zbatimi I ligjit për pagat, për të cilin ka ende kundërthënie edhe pas disa muajve që ka kaluar në Kuvend.
Ndonëse janë në të njëjtin institucion dhe mbajnë titullin e profesionistëve shëndetësorë, mjekët po e presin me padurim nisjen e zbatimit të ligjit derisa infermierët kanë shprehur pakënaqësi.
Xhemajl Selmani, kreu i sindikatës së QKUK-së ka paralajmëruar veprime të ashpëra nëse nuk nis zbatimi i ligji apo nëse i njëjti do të pezullohet.
Në anën tjetër Rrustemaj kreu i Odës së Infermierëve ka thënë se do të mbështesin të gjithë komunitetin për cfarëdo pakënaqësi apo veprime që do të ndërmarrin.
Selmani thotë për RTK se zërat kundërshtues janë të ndikuar nga segmente të jashtme. Thotë se zbatimi i kontratës kolektive do të ishte zgjidhje për të stabilizuar situatën.
Ndërkohë insitucioni i Avokatit të Popullit tashmë ka pranuar dhjetëra ankesa nga institucione të ndryshme.
Geci ka treguar se sapo të analizojnë situatën varësisht nga konkludimi do të procedojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë mës ankesave të institucioneve të ndryshme që janë drejtuar te Avokati i Popullit një gjë të tillë e kanë bërë edhe disa punonjës të të njëjtit institucion.