Ishim mësuar që për Zvicrën të startonin edhe gjashtë shqiptarë, por tanimë kjo nuk po ndodh
Në ndeshjen e sotme të Ligës së Kombeve që Zvicra e zhvillon kundër Ukrainës në Kievë në formacionin kryesor ka startuar vetëm mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka.
Xhaka, i cili edhe zyrtarisht u emërua si kapiten i Zvicrës pas pensionimit të Lichsteiner, është shqiptari i vetëm që ka startuar sonte kundër Ukrainës.
Zvicra është në Ligën A të Kombeve derisa vitin e kaluar ishte fituese e kësaj gare dhe kishte luajtur në finale të Play Offit ku Portugalia e kishte fituar Ligën e Kombeve.