Në Komisionet për Edukimin, Veprimtaritë Prodhuese dhe atë për Çështjet Ligjore, bëhet sot miratimi nen për nen dhe kalimi në seancë plenare i ligjeve të paketës anti-shpifje.
Ligji është kundërshtuar fort nga OSBE-ja dhe organizma të tjerë që i kanë vlerësuar të nxituara veprimet e qeverisë.
Në një kohë kur Shqipëria po merr kryesimin e OSBE-së, sipas tyre, nisma të tilla shkojnë në drejtim të kundërt me garantimin e lirisë së medias.
Në komisionet parlamentare shoqatat e gazetarëve, institucionet e drejtësisë dhe pedagogë të Gazetarisë dhe Juridikut nuk kanë dhënë mbështetje mbi paketën ligjore të qeverisë.