Pakicat joserbe do të kenë tri poste ministrore në Qeverinë Kurti, thotë Balje

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 17:41 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka thënë për Ekonomia Online se komunitetet joserbe do të kenë dy ministra dhe një zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti, e cila pritet të votohet sot.

Balje tha për EO se kështu janë dakorduar në takimin e fundit me mandatarin për kryeministër, Albin Kurti.

“Kemi arritë me ta bëjmë një grup më të madh parlamentar se herën e kaluar tani kemi 10. Tash prej neve dy deputet do të shkojnë për ministria dhe një zëvendsministër”, Balje.

Ajo tregoi se ministra pritet të jenë Fikrim Damka dhe Elbert Krasniqi, kurse zv.kryeministre Emilia Rexhepi.

Ajo tha se do ta votojnë edhe presidenten.

https://vimeo.com/527379593

Të ngjashme