Pakistani ka rikthyer një pjesë të fluturimeve, teksa ulen tensionet me rivalin shtetëror, Indinë.
Autoriteti i aviacionit civil në këtë shtet, ka thënë më 1 mars se të gjitha fluturimet e brendshme dhe ato ndërkombëtare, do të rikthehen për dhe nga qytetet, Karaçi, Islamabad, Peshavar dhe Kueta.
Në njoftim është thënë se aeroportet, duke përfshirë atë në Lahore, që gjendet në kufi me Indinë, do të mbesin të mbyllura deri më 4 mars.
Islamabadi pati ndaluar shërbimet ajrore më 27 shkurt, pasi Pakistani kishte deklaruar se ka rrëzuar dy aeroplanë ushtarakë indianë dhe ka kapur një pilot.
Piloti pritet të dorëzohet në Indi më vonë gjatë ditës, hap të cilin kryeministri pakistanez, Imran Khan e ka cilësuar si gjest paqësor.
Më 28 shkurt, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Uashingtoni është duke ndërmjetësuar në ulje të tensioneve dhe se pret “përgjigje të arsyeshme”.
Kombet e Bashkuara dhe fuqitë botërore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë dhe Bashkimin Evropian, kanë shprehur shqetësime se përshkallëzimi i tensioneve në mes të Islamabadit dhe Nju Delhit mund të dalë nga kontrolli. /Rel/