Kandidati për Deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj në takimin e frytshëm që ka pasur me përkrahës të Aleancës ka thënë se do të përkushtohet dhe do të kotributin maksimal për ta.
Madje, ai tha se fuqia e tyre është bashkimi dhe çdo herë do të jemi të bashkuar.
Njoftimi i plotë:
Me njerëz që i qëndruan afër Aleancës çdo herë dhe i dhanë mbështetje të madhe në çdo kohë. Një takim i frytshëm me përkrahësit tonë në Gjakovë që ishin të gatshëm në çdo kohë për të na ndihmuar sa herë që kishim nevojë.I falendërova për punën e tyre dhe përkushtimin për Aleancën. Fuqia jonë është bashkimi dhe ne çdo herë do të jemi të bashkuar!