Pala mbrojtëse e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar që Hysni Gucati të lirohet me kusht nga paraburgimi, raporton Gazeta Express.
Njëri nga mbrojtësit ka thënë se gjykatësi duhet të vendos për lirimin e Gucatit, në mënyrë që t’i japë kohë shqyrtimit të kërkesave të paraqitura nga ai për ligjshmërinë e arrestimit.
“Ju z.gjykatës nuk mund t’i trajtoni këto çështje që keni ngritur sot. Është çështja e lirimit me kusht sepse Prokurorisë i është dhënë kohë që t’i përgjigjet kundërshtimeve me shkrim për ligjshmërinë e arrestimit, ndërkohë z. Gucati është dhe do tëmbetet në paraburgim, ndërkohë që pret përgjigjjen e Prokurorisë”, tha avokati.
Ai ka përmendur edhe shumë probleme shëndetësore të Hysni Gucatit.