Palestinezët i kanë pezulluar kontaktet me CIA-n, pasi që i kanë dhënë fund koordinimit rreth çështjeve të sigurisë me Izraelin dhe SHBA-në, në shenjë proteste ndaj propozimeve të Izraelit për aneksimin e territorit në Bregun Perëndimor, ka thënë të enjten një zyrtar palestinez.
Saeb Erekat, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, ka thënë se Ëashingtoni është informuar rreth këtij vendimi, pasi që presidenti palestinez, Mahmoud Abbas kishte deklaruar të marten se administrata e tij nuk do t’i përmbushte marrëveshjet me Izraelin dhe SHBA-në, përfshirë rreth koordinimit të çështjeve të sigurisë, raporton Reuters, transmeton KOHA.
Sa i përket bashkëpunimit me Agjencinë Qendrore amerikane të Inteligjencës, Erekat iu ka thënë gazetarëve përmes një video-konference: “Ky bashkëpunim u ndal menjëherë pas fjalimit të presidentit”.
Bashkëpunimi me CIA-n ka vazhduar edhe pasi që palestinezët nisën të bojkotonin përpjekjet amerikane për paqe, të udhëhequra nga presidenti Donald Trump më 2017.