Pallaska: Paradite shesin nacionalizëm, pasdite paguajnë rrymën e serbëve

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Avokati Dastid Pallaska ka komentuar refuzimin e takimit të Albin Kurtit me Aleksandar Vuçiq dhe propoziminpër subvensionimin me 11 milionë euro në veri të Kosovës.

Pallaska ka thënë se ai paradite shet nacionalizëm me protokollin dhe datën e takimit me Presidentin e Serbisë, pasdite deputetët e tij propozojnē subvensionimim e krimit energjetik të Serbisë në veri të Kosovës.

“Së paku e “provum edhe këto,” siç thonin disa para zgjedhjeve, se ndryshe na kish’ mbet’ zhig përjetë!!!”, ka shkruar ndër tjera ai.

Më poshtë postimi i plotë:

Si tymi që sinjalizon zjarrin, edhe retorika nacionaliste është tregues i defiçencës patriotike dhe mungesës së kompetencës profesionale.

Paradite shet nacionalizëm me protokollin dhe datën e takimit me Presidentin e Serbisë, pasdite deputetët e tij propozojnē subvensionimim e krimit energjetik të Serbisë në veri të Kosovës. Dhe atë, pasi kryqëzuan pa mëshirë secilën Qeveri të kaluar që e bëri të njëjtin gabim dhe u zotuan se do ta ndryshojnë këtë praktikë të gabuar posa të vijnë në pushtet.

E gjithë kjo në kohë pandemie kur nuk ka plan për shpëtimin e ekonomisë nga falimentimi dhe kur mbesim i vetmi vend në Evropë që nuk ka arritur të blejë as edhe një vaksinë të vetme kundër Covid-19.

Nejse, së paku e “provum edhe këto,” siç thonin disa para zgjedhjeve, se ndryshe na kish’ mbet’ zhig përjetë!!!

Të ngjashme