Një ndërtesë 20 katesh do të ndërtohet në qendër të Tiranës e cila është modeluar të duket sikur koka e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Ky modelim është bërë nga studio holandeze MVRDV dhe pritet të jetë një ndërtesë multi-funksionale me 85 metra lartësi, njofton Klan Kosova.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të kësaj kompanie, pallati do të përmbajë një nivel të hapësirës tregtare dhe katër nivele zyrash në pjesën më të gjerë të godinës që i ngjan shpatullave të Kastriotit.





