Serbia duhet të bëjë kompromis rreth ‘zgjidhje së problemit të Kosovës’, ka thënë kryetari i kuvendit të qytetit Jagodinë dhe i partisë Serbia e bashkuar, Dragan Markovic Palma.
Palma, sipas medieve serbe, ka thënë se duhet gjithmonë të ‘luftojmë për sigurinë’ e serbëve në Kosovë.
“Komprimis bëhet në familje, në biznes, në sport, e sigurisht se shteti është mbi të gjithë ne dhe jam i sigurt se njerëzit të cilët e udhëheqin këtë shtet do të bëjnë gjithçka në interesin e qytetarëve të Serbisë. Duhet ta zgjidhim atë problem e që kurrë të mos i lëmë serbët në Kosovë, t’u ndihmojmë edhe më tej, të luftojmë për sigurinë e tyre”, ka thënë Markovic.
Palma i ka bërë këto deklarata para qytetarëve të tubuar me rastin e Krishlindjes ortodokse.