Palmer i qartë për opozitën e Kosovës: Qëndroni në sallë kur të votohet Presidenti i ri

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Mathew Palmer, ndihmës sekretari dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka folur rreth votimit për president të Kosovës. E për këtë çështje, Palmer ka patur një mesazh të qartë për opozitë.

Në një intervistë për Dukagjinin, Palmer ka thënë se opozita duhet të jetë lojale dhe të sigurojë që ka kuorum në ditën kur të votohet presidenti në Kuvend.

‘’Sa i përketë zgjedhjeve për president, ne mendojmë se ato parti që do jenë në opozitë, të veprojnë me përgjegjësi si opozitë lojale. Lojale jo ndaj qeverisë, por lojale ndaj shtetit, të bëjnë punën e tyre. Të jenë të pranishëm, të sigurojnë që ka kuorum për të votuar dhe që institucionet të funksionojnë’’, tha Palmer në intervistë për Debat Plus të Dukagjinit.

Ndërkaq Palmer tha se SHBA-të nuk kanë të parapëlqyer për në politikën e të tjerëve dhe se bashkëpunojnë më këdo që fiton zgjedhjet.

”Do të dëshironim të shohim qeveri të formuar, partnere e mirë e fortë për ShBA. Nuk kemi të parapëlqyer në politikën e të tjerëve, punojmë qeveri që dalin nga zgjedhjet e lira, të drejta dhe demokratike. Duket se ka rrugë të qartë përpara drejt një qeverie të fortë në Kosovë që mund të jetë partnere e tillë e ShBA-ve”, tha Palmer.

Të ngjashme