Palmer për ndryshimin e kufijve: Nuk mendoj se është në agjendë

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka afat të prerë për dialogun, por sa më shumë që zgjat procesi i dialogut, aq më i vështirë do të jetë. ShBA dëshiron një marrëveshje që përfundon me njohje të ndërsjellë.

Kështu ka deklaruar zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, i cili në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ka thënë se çështja e dialogut është mirë të kryhet sa më shpejtë që është e mundur.

Sa i përket Asociacionit, Palmer ka thënë se palët e përfshira në dialog duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Palët duhet t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura. E kuptoj që ka parametra të marrëveshjes së Asociacionit që duhet të diskutohen, por kjo s’duhet ta pengojë procesin. Nuk do t’ju tregojë se çka duhet të bëjë Kosovë. Qeveria e Kosovës vendos se si do t’i qaset kësaj çështjeje”, ka thënë Palmer.

Më tej, ai deklaroi se vendimi për ndryshime kushtetuese, të cilat janë diskutuar së fundmi, i takon Kosovës.

“Kosova duhet të shoh se cilat janë mundësitë e saj, çka ka Kosova për t’i dhënë këtij procesi. Nuk është e lehtë”.

Sa i përket ndryshimit të kufijve, Palmer tha “nuk mendoj se është në agjendë një gjë e tillë. Nuk më takon mua t’i identifikojë vijat e kuqe në këtë proces. Pala kosovare ka qenë mjaft e qartë në këtë çështje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme