Palmer: SHBA njohin datën 30 qershor, si ditën e zgjedhjeve

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka deklaruar se SHBA-të njohin datën 30 qershor si ditën e zgjedhjeve në Shqipëri.

Reagimi i diplomatit të lartë të SHBA-ve vjen pak orë pas vendimit të Ilir Metës që dekretoi 13 tetorin si datën e zgjedhjeve.

“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të jenë të qeta e të rregullta”, ka deklaruar Palmer për “Zërin e Amerikës”, ndërkohë që intervista e plotë do të transmetohet ditën e nesërme.

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore, por kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për zhvillimin e zgjedhjeve këtë të diel./ Top Channel

Të ngjashme