Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit i ShBA-së, njëherësh përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se shtetësia e Kosovës është e pakthyeshme, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, integrimi në Bashkimin Evropian duhet të bëhet përmes dialogut me Serbinë.
“Mes të gjitha sfidave unë këtu kam parë shpresë dhe mundësi sot është gjallëruese kur e shoh atë çka keni arritur. ShBA i ka qëndruar këtij populli pranë, themeli i politikës amerikane ndaj këtij rajoni ka qenë se zgjidhja në Ballkanin Perëndimor ta përfshijë edhe Kosovën. Kosova nuk mund të mbetet jashtë një zgjidhje të qëndrueshme në rajon anin nuk mund të ta zgjidhë problemin e të ardhmes duke qenë e izoluar”.
Palmer ka thënë se inkurajojnë Qeverinë e re të Kosovës për forcim të agjendës së dialogut me Serbinë.
“Me zgjedhjet e 6 tetorit Kosova ka demonstruar fuqi të madhe demokratike dhe deri votat po finalizohen është e qartë që opinioni kosovar zgjodhi ndryshimin. Sytë e botës do të shikojnë se çka do bëjë qeveria e Kosovës. ShBA ka qenë e qartë pasi shpresojmë të keni një qeveri që do i zgjidhë edhe sfidat e jashtme por edhe ato të brendshme”.
“Marrëdhëniet dhe përparimin me Serbinë hapin mundësi për investime fitimprurëse ku mund të ndikoj në përmirësimin e ekonomisë në Kosovë. Negociatat me Serbinë kanë qenë të ndërlikuara. Shtetësia e juaj është e pakthyeshme. Mbështetja e ShBA për Kosovën sovrane është solide dhe ky është themeli i partneritetit tonë të dyanshëm. Por hu e meritoni botën, BE, NATO e OKB-në, mënyra e vetme për ta siguruar një të ardhme të tillë është përmes dialogut me Serbinë. Dialogu e ka bërë të mundshme kompletimi e deklaratës së Selanikut në vitin 2003. Menaxhimi i integruar mes kufirit ka krijuar lehtësira mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Palmer, raporton EO.
Ai tha se Serbia nuk bëhet pjesë e BE-së pa e zgjidhur kontekstin e kamotshëm me Kosovën
“Shqetësimi i disave është që ShBA të përpiqet që ta imponoj çështjen e Serbisë, ne nuk mund dhe nuk do ta bëjmë një gjë të tillë. Serbia duhet të ripërqendrohet në interesat e saj strategjik të përgjithshëm, jo duhet ta ndalojë stimulimin e vendeve për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës, Vuçiq dhe vetë Serbia e dinë që Serbia nuk mund të hyn në BE nëse nuk e zgjidhë kontekstin e kamotshëm me Kosovën. Për Kosovën dhe Serbinë kjo është pikë kthese”, tha Palmer, raporton EO.
“Procesi i anëtarësimit në BE është vështirësuar krahasuar me raundet e mëhershme të integrimit. Vazhdoni edhe më tej dhe kjo do të thotë përparim të dukshëm në reformat e gjyqësorit. Vizioni i ShBA për Ballkanin perëndimor është duke lulëzuar dhe është në rrugë të mbarë. Kjo kërkon guxim dhe bindje politike. Shpresoj që Kosova të jetë partnere e gatshme për ta arritur këtë”, tha Palmer.
Palmer: ShBA-ja nuk e përcakton kornizën kohore të zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë
“Nuk i takon ShBA-së për ta përcaktuar kornizën kohore por palëve. Sa i përket kornizës se kush negocion çka mendoj që kjo i takon Kosovës. Momentalisht e keni një vëmendje të madhe nga ShBA pasi më keni mua si përfaqësues të ShBA-së, angazhimi ynë dhe mbështetja jonë nuk do të përfundojnë në ditën e marrëveshjes, ne ende do të jemi këtu si partner, mik dhe aleat i Kosovës. Po ka unitet të plotë dhe ky është rast unik. Ambasadori Grenell dhe unë punojmë mirë bashkë në pozitat që na janë caktuar. Është mundësi e jashtëzakonshme për Prishtinës dhe Beogradin për tu riavancuar dhe për tu riintegruar në këtë çështje. Zhbllokimi i potencialit të plotë të të dy vendeve kërkoj pajtim dhe njohjeve. Unë jam i përqendruar për ti ndihmuar palëve që të kthehen në tavolinë dhe në negociata për ta quar përpara këtë çështje”, tha ai.
Palmer tha se Albin Kurti do të jetë partner i mirë me ShBA-në dhe se do të bashkëpunojnë.
“Kosova e kontrollon vetë vendin e vet dhe ajo vetë vendos se kush flet për vendin e vet. Kosova nuk duhet të hyjë në negociata e papërgatitur. Ideja se mund të kemi negociata pa parime më duket se është e gabuar. Pritjet e mia për z. Kurti është se do të jetë partner i mirë për ShBA dhe do të punoj ngushtë me neve”.