Palmer takon ambasadoren Yuri Kim, dy çështjet që u diskutuan për Shqipërinë

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Yuri Kim e ka bërë tashmë betimin si ambasadore e SHBA-së në Shqipëri dhe pritet që të mbërrijë në vendin tonë në ditët në vijim.

Ndërkohë, ambasadorja Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me Matthew Palmer, Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor, me të cilin ka diskutuar qëndrimet e Shqipërisë ndaj Iranit, si dhe dialogun e nisur për reformën zgjedhore.

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, transmeton TCh.

“SHBA qëndron krah Shqipërisë”, mbyllet reagimi i ambasadës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme