Palushi për ndarjen e 50 eurove: S’është në rregull të krijohet ky diskriminim, s’jemi mbështetur as në pandemi

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 15:57 | Nga Lirigzona Nuredini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka diskriminuar sektorin privat, duke mos i përfshirë në ndarjen e mjeteve prej 50 eurove, siç ka bërë me punëtorët e sektorit publik, raporton Ekonomia Online.

Palushi ka thënë se ka pak raste kur sektori privat është përkrahur nga institucionet, duke përmendur edhe kohën e pandemisë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Palushi ka thënë se vëmendja duhet të rikthehet te sektori privat, duke thënë se ai publik është veçse i ngarkuar.

“Po unë mendoj që nuk është në rregull të krijohet ky diskriminim sepse sektori privat asnjëherë pothuajse nuk është mbështetur madje shumë më pak se sa sektori publik edhe gjatë kohë së pandemisë por edhe tani me ballafaqimin me krizë globale në të cilën po kalon bota dhe natyrisht edhe Kosova, por sigurisht nuk duhen shumë më tepër të bëhet sepse dihet që potencial dhe mundësi për t’u rrit ka vetëm sektori privat, kurse sektori publik edhe ashtu është i mbingarkuar”, ka thënë Palushi.

Ai thotë se ndihma ndaj sektorit publik nuk është afatgjate, dhe si e tillë nuk e zgjidh problemin. Për sektorin privat, Palushi kërkon mbështetje dhe subvencionime, për siç thotë të arrijë hapin me vendet e rajonit.

“Sigurisht që ndihma dhe përkrahja çfarë po bëhet në sektorin publik nuk është ndonjë zgjidhje ajo është thjeshtë një prolongim i problemeve por zgjidhje sigurisht është të krijohen kushte edhe më të mira edhe më të favorshme në mbështetje dhe subvencionime i prodhuesve edhe i eksportit në mënyrë që Kosova të arrijë hapin e të pakët me vendet në rajon”, tha ai.

Të ngjashme