Pamela Anderson, sipas raportimeve të disa medieve, mund të jetë në lidhje me themeluesin e Wikileaksit, Julian Assange.
E gjithë kjo pas pesë vizitave të aktores amerikane në katër muajt e fundit, e cila shkaktuar aludime për një lidhje intime mes tyre.
Assange prej vitit 2012 është i strehuar në ambasadën ekuadoriane në Londër të Anglisë, pas një akuze për përdhunim që është ngritur në gjykatën e Suedisë, transmeton Telegrafi.
“Ajo është veshur tepër seksi çdo herë që e ka vizituar”, ka thënë një aktivist politik për revistën Page Six.
Aktorja është parë disa herë duke dal nga banesa e tij me dhurata dhe qese ushqimesh ndërsa herën e fundit është parë më 21 janar në vendstrehimin e 45-vjeçarit.