Pamje: Akuza ndaj Jake Paul se e ka kurdisur fitoren brutale ndaj Woodley

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e boksit kanë hedhur dyshime se fitorja e Jake Paul ndaj Tyron Woodley të shtunën mbrëma ishte kurdisur për ta lejuar ish-yllin e YouTube të fitojë.

Paul e mposhti ish-yllin e UFC-së Woodley duke e nokautuar brutalisht me një goditje të fuqishme me të djathtën në rundin e gjashtë.

Por në një video të publikuar nga ky meç Paul shihet duke e dredhur grushtin e djathtë në atë që duket si një sinjal për kundërshtarin e tij, pak çaste para se ta nokautonte Woodleyn.

Dhe tifozët kanë hedhur akuza se meçi ishte kurdisur që Paul të fitonte.

Një tifoz e publikoi videon në rrjetet sociale me mbishkrimin: “E kurdisur? E dredhi grushtin për ta njoftuar atë se koha për nokaut?”

Një tjetër tifoz shkroi: “Mbase grushti nuk ishte i rremë, por ai ishte i gatshëm për t’u hedhur në dysheme dhe Paul e goditi mjaftueshëm për ta rrëzuar bindshëm”.

“Ai nokaut i Jake Paul ishte 100% kurdisje. Asnjë luftëtar nuk do ta hante një grusht të tillë të paktën pa e lëvizur kokën në tentim për ta shmangur goditjen”, shkroi një tifoz tjetër.

“Shikojeni se si Jake Paul e dredh grushtin para se të godasë, mua më duket si sinjal. Woodley është paguar për ta marrë atë grusht”, shkroi një tjetër.

Të ngjashme