Pamje dramatike në Londër, disa të rinj të maskuar sulmojnë një dyqan të Apple

Prishtinë | 07 Jan 2025 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Një grup të rinjsh shkaktuan trazira gjatë një sulmi ndaj një dyqani Apple në Londër gjatë fundjavës.

Pamjet tregojnë një rojë sigurie që shtyn një person larg derës së dyqanit, ndërkohë që të paktën shtatë të tjerë, të veshur me të zeza, hyjnë brenda, transmeton klankosova.tv.

Paniku u përhap në mesin e blerësve që ndodheshin tashmë në dyqan, ndërsa hajdutët filluan të marrin pajisje elektronike nga tavolinat.

Në mesin e dëshmitarëve dëgjohen edhe disa shqiptare të befasuara:

”Wow si ju sul! Kqyre edhe me thikë!”

Prindërit me fëmijë u detyruan të iknin jashtë në mes të kaosit.

Incidenti ndodhi në qendrën tregtare Brent Cross, në veri të Londrës.

Të ngjashme