KultPlus ka siguruar një fotografi nga punimet në brendësinë e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë.
Brenda saj po punohet një mozaik i cili do të jetë gati me datë 5 shtator, kur edhe shënohet 20-të vjetori i vdekjes së bamirëses Nënë Tereza.
Në po këtë datë bëhet edhe Shugurimi i Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, ndërsa do të festohet edhe në pjesë të ndryshme të botës duke u respektuar kësisoj figura e bamirëses të cilën e njohu tërë bota.
Në mozaik mund të shihet edhe profili i ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.