Lyoni e ka mundur Monacon në një ndeshje të prishur nga një përleshje masive në çastet e fundit të ndeshje, që për pasojë i pati pesë karton të kuq.
Mattia De Sciglio dhe Marcelo nga Lyoni dhe Pietro Pellegrini dhe Willem Geubbels u përjashtuan me kartonë të kuq në minutën e 96-të, pasi një përleshje e madhe dhe e pakontrolluar shpërtheu mes lojtarëve në fushë.
Maxence Caqueret i Lyonit ishte përjashtuar me të kuq 20 minuta para përfundimit të ndeshjes.
17-vjeçari i talentuar Rayan Cherki ia siguroi Lyonit fitoren 3:2 me një gol në minutën e 89-të, pasi paraprakisht kishin shënuar Memphis Depay dhe Marcelo.
Kjo fitore ia ngjall Lyonit shpresat për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, derisa ia humb shpresat Monacos për titull në Ligue 1.
Për Monacon kishin shënuar Kevin Volland dhe Wissam Ben Yedder.