Ryan Newman është në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetë në spital, pas aksidentit me makinë në rrethin e fundit të garës Daytona 500 në Florida.
Amerikani 42-vjeçar po e udhëhiqte garën kur makina e tij u përthur nga prapa dhe u përplas për murit mbrojtës duke u sjell, para se të rrokullisej dhe të goditej nga një makinë tjetër, transmeton Gazeta Express.
Gara e cila nisi me komandën e presidentit amerikan Donald Trump të dielën, u shty për të hënën për shkak të shiut.
“Lutem për Ryan Newman, ngasës i madh dhe trim i Nascar”, shkroi Trump në Twitter.
Daytona 500 është gara më e madhe e sezonit e National Association for Stock Car Auto Racing (Nascar).
“Ai është në gjendje të rëndë, por doktorët tregojnë se lëndimet e tij nuk ia rrezikojnë jetën”, thuhet në njoftim.