Pamje nga aksidenti i autobusit kosovar në Kroaci, ku vdiqën 10 persona

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Kroaci, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 10 persona e janë lënduar rreth 30 të tjerë.

Sipas shefit të policisë rrugore të Stacionit Policor ‘Slavonski Brod’, Franjo Galic i cili foli nga vendi i ngjarjes, autobusi është me targa të Kosovës në linjën Frankfurt – Prishtinë.

“Në ora 6:22, Departamenti i Policisë Brod – Posavina mori një raport se një autobus ishte aksidentuar. Me të arritur në vendin e ngjarjes, u përcaktua se ishte autobus me targa të Kosovës në linjën e rregullt Frankfurt – Prishtinë. Një hetim është duke u zhvilluar. Disa njerëz kanë vdekur dhe 30 janë dërguar në spital. Çdo informacion i mëtejshëm do të jetë në dispozicion pasi të ketë përfunduar hetimi”, tha ai.



Më poshtë gjeni pamje nga vendi i aksidentit:

Të ngjashme