Pamje nga aksidenti ku mbet i vdekur një person dhe u lënduan tre të tjerë

| 12 Mar 2024 | 09:34 | Nga

Një person ka vdekur në një aksident në fshatin Shtaric të Klinës.

Aksidenti ka ndodhur në mes natë dhe përveç viktimës edhe tre persona të tjerë janë lënduar.

Lajmi u bë i ditur në një njoftim të lëshuar nga zyra për media e Policisë së Kosovës.

Derisa janë publikuar edhe pamje nga ky aksident.

Njoftimi i plotë:

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Në aksident ishin të përfshirë dy vetura civile me targa vendore. Deri te aksidenti kishte ardhur gjerë sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaric- Klinë, kalon në anën e majtë dhe me pjesën e parë ballore përplaset në automjetin e viktimës qe ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt. Në vend të ngjarjes mjeku kujdestarë ka konstatua vdekjen e njërit nga të lënduarit ( i dyshuari) gjerë sa tre persona të lënduar janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim të policisë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Të ngjashme