Fabrika e mishit “Buquku” në Pejë është duke u bastisur nga dhjetëra zyrtarë policorë, inspektorë të policisë dhe oficerë të doganës, të asistuar nga ATK-ja dhe AVUK-ut.
Gazeta Objektiv ka sigurua fotografi edhe video nga vendi i ngjarjes ku ende është duke vazhduar ende bastisja.
Ndërkohë punëtorët janë nxjerr jashtë deri sa të përfundojë aksioni i organeve të rendit, raporton gazeta Objektiv.
Mëngjesin e së enjtes, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në rajone të ndryshme të Kosovës, nën dyshimet për veprimtari të ndryshme kriminale.