Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës ka publikuar pamje të momentit kur një qendër tregtare është goditur nga granatimet ruse të dielën mbrëma në Kiev.
Videoja e publikuar të hënën tregon momentin kur kjo qendër u bombardua, me ç’rast la të vdekur së tetë persona, raporton The Sun.
Përveç kësaj qendre tregtare, nga ky shpërthim u goditën edhe një numër objektesh në lagjen Podiskyi të kryeqytetit ukrainas.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të shpëtojnë njerëzit e bllokuar nën rrënoja.
Ende nuk ka shifra zyrtare për personat e lënduar nga ky shpërthim.