Pamje nga patrullimet e policisë në bjeshkët e Istogut, ditë më parë aty u panë ushtria serbe

Prishtinë | 16 Gus 2024 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Janë vigjilent çdo herë, për të siguruar çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës.

Madje zyrtarët policorë nga drejtoria e kufirit në Perëndim, i kanë shpeshtuar patrullat në Bjeshkët e Istogut.

Kjo për shkak se ditëve të fundit këtu afër u panë ushtria serbe me kamionët e tyre.

Policët e kufirit, patrullën e vazhdojnë përgjatë gjithë kësaj zone.

Me armë të gjata e personel të mjaftueshëm, ata kujdesën që këndej pari të mos ketë asnjë shqetësim për qytetarët.

Madje nga patrullimet e tyre, është arritur të parandalohet edhe kontrabanda me mallra në këtë pjesë.

Përpos prezencës fizike, Policia këtë vijë kufitare e vëzhgon edhe nga ajri.

Kjo përmes dronëve që zyrtarët thonë se janë të sofistikuar dhe u a kanë lehtësuar shumë
punën.

E gjithë këto veprime të Policisë po mirëpriten nga banorët e kësaj zone.

Rexhë Arifaj që ka prona në këto bjeshkë, shprehet se janë më të sigurt me prezencën e Policisë.

Tëvë1 ka mësuar se ushtria serbe e cila u shfaq në pamje këtë javë, ishte bashkë me trupat e KFOR-it në patrullime të përbashkëta që i kanë 6 herë në vit.

Të ngjashme