Pamje nga shpërthimi jashtë aeroportit të Kabulit

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim ka ndodhur jashtë aeroportit të Kabulit, ka konfirmuar Pentagoni.

Ende nuk është e qartë nëse ka pasoja.

“Ne mund të konfirmojmë një shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit. Ende nuk dihet për viktima të mundshme. Kur të mundemi do të ofrojmë informacione shtesë”, “, ka shkruar zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby në një postim në “Twitter”.

Më herët Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore i paralajmëruan qytetarët e tyre që të largohen menjëherë nga zonat përreth aeroportit të Kabulit, për shkak të kërcënimeve për një sulm terrorist.

Më shumë se 82,000 njerëz janë nxjerrë tashmë me aeroplanë nga Kabuli, i cili ka rënë në duart e talibanëve më 15 gusht.

Vendet po nxitojnë t’i evakuojnë njerëzit deri në afatin e 31 gushtit.

Mijëra njerëz janë ende duke pritur brenda dhe jashtë aeroportit, me shpresën se do të mund të largohen.

Të ngjashme