Ka nisur në Slloveni Samiti i Brdo Brionit me liderët e rajonit. Ky takim i ka ulur në një tavolinë, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në të po marrin pjesë edhe numri një i Shqipërisë, Bujar Nishani, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ai i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i Serbisë, Vuçiq, si dhe nga Presidenca e Bosnje e Hercegovinës, Dragan Coviq, Bakir Izetbegoviq dhe Mladen Ivaniq.
Samiti vjetor i Brdo-Brionit organizohet me nismë të Kroacisë e Sllovenisë që nga viti 2013 me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe besimit në rajon dhe përshpejtimin e rrugës drejt BE-së të vendeve që nuk janë pjesë e bllokut, njofton Klan Kosova.
Më poshtë ndiqni pamjet nga ky takim:
https://www.facebook.com/KKosovaOfficial/videos/1565817326796789/
https://www.facebook.com/KKosovaOfficial/videos/1565819073463281/