Pamje nga vendi ku dyshohet që ndodhi vrasja në Malishevë

Prishtinë | 28 Pri 2023 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës.

Sipas raportimeve të mediave, viktima është rreth moshës 60 vjeçare derisa i dyshuari për vrasjen rreth moshës 37-38 vjeçare. Motivi dyshohet se ka qenë për çështje pronësore.

Pas daljes në vendin e ngjarjes, është gjetur një person i moshës madhore që dyshohet se ishte pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes aktualisht po qëndrojnë të gjitha njësitë relevante, teksa sipas konfirmimit të zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, i dyshuari tashmë është arrestuar.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, ka thënë Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme