Një punëtor ka humbur jetën teksa po punonte në një objekt në Grabanicë të Klinës. I ndjeri ka rënë nga kati i tretë i objektit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 10:23, policia është njoftuar se një punëtor i cili ishte duke punuar në një objekt në fshatin Grabanicë, ka ra nga kati i tretë i ndërtesës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu edhe emergjenca Qendrës së Mjekësisë Familjare, mjeku e ka konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi.
50 vjeçari u rrëzua në shkollën e fshatit ku ishte edhe duke punuar, derisa Klina.info mëson se vdekjen e tij e ka konstatuar edhe mjeku që ka dalë në vend të ngjarjes.
Derisa, Policia dhe Prokuroria kanë dalë për ta larguar trupin e pa jetë dhe po hetojnë rastin dhe shkaqet.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:23.