Pamje nga vrasja në Skenderaj (Video)

Prishtinë | 10 Gus 2023 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri mbrëmë rreth orës 01:21 në Skenderaj.

Policia e Kosovës se ngjarja ka ndodhur në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt.

Avni Zahiti, zëdhënës i PK-së për Rajonin e Mitrovicës, tha se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Ai tha se dy persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë brenda në kafiteri, teksa kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Trupi i pajetë i viktimës N.L., 39-vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Mes tjerash, Policia tha se autorët në kërkim, kurse hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rastit.

@rajoni.org

Vrasja në Skenderaj, portali rajon.org sjelle pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në oret e mengjesit sot në fahatin Runik të Skenderajt, shkruan portali rajoni.org. Rajoni ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen forca të policisë para lokali dhe ekipet shëndetësorë. Në ngjarjen e rëndë në të cilen raportoj rajoni; një person mbeti i vrare dhe tre të tjerë të plagosur – dyshohet se u krye nga persona të maskuar, të cilet kishin hyre me dy arme automatik dhe kishin qëlluar në drejtim të viktimave. Burimet e rajonit nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se skena ishte rrëqethëse nga ajo çfarë kishin parë.

♬ Breaking News – Breaking News

Të ngjashme