“Pamje panoramike”, Parlamenti Evropian përzgjedh Prizrenin për të treguar heqjen e vizave

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti Evropian ka përzgjedhur një fotografi ku shihet qyteti i Prizrenit për të treguar se që nga 1 janari i vitit 2024, kosovarët mund të udhëtojnë lirshëm drejt zonës Schengen.

“Pritja ka mbaruar: populli i Kosovës mund të udhëtojë pa viza në BE”, thuhet në përshkrimin e PE-së në Facebook.

PE-ja thotë se kosovarët do të lejohen të udhëtojnë në BE pa kërkuar vizë, për një periudhë deri në 90 ditë.

“Parlamenti ka miratuar marrëveshjen për udhëtimin pa viza që pritet të hyjë në fuqi më së voni deri në vitin 2024. Pamje panoramike e qytetit të Prizrenit në Kosovë”.

Të ngjashme