Pamje: Policët e shpëtojnë për pak pilotin nga aeroplani që goditet nga treni

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kalifornisë ka publikuar pamje që më shumë i ngjajnë video-lojërave sesa një ngjarjeje të vërtetë. Megjithatë, rasti ndodhi njëmend në Shtetet e Bashkuara.

Nga pamjet e siguruara nga kamera në trupin e një polici shihet se si një pilot shpëtohet për pak sekonda nga një aeroplani që e kishte ulur me ulje emergjente në binar të trenit. Pak pas tërheqjes së tij, treni e godet aeroplanin e vogël, duke e bërë copë-copë.

Piloti ishte i vetëm në aeroplan dhe u dërgua në një qendër të traumas. Për fat të mirë, në këtë rast të pazakontë nuk pati të lënduar të tjerë.

Autoritetet e bllokuan qarkullimin e trafikut në zonë për të zhvilluar hetime rreth aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme