Pamje prekëse: Tre të rinj përqafohen me njëri-tjetrin para se të rrëmbehen nga ujërat e lumit në Itali

Prishtinë | 04 Qer 2024 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Tre miq u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin vetëm pak sekonda para se të rrëmbeheshin nga vërshimet e lumit në Itali.

Pamjet të publikuara në media tregojnë Patrizia Cormos, 20 vjeç, shoqen e saj Bianca Doros, 23 vjeç dhe të dashurin e saj Cristian Molnar, 25 vjeç, duke qëndruar përgjatë lumit Natisone në Friuli.

Dy trupa, që besohet se janë Cormos dhe Doros, u zbuluan 1 km larg vendit ku u panë të shtrënguar me njëri-tjetrin. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të Molnar.

Doras dhe Molnar, të dy rumunë, po vizitonin familjen në Itali. Cormas i kishte kërkuar nënës së saj të shkonte në udhëtim pasi kishte mbaruar provimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Udine. Një zjarrfikës i bërtiti grupit nga një urë aty pranë: Qëndroni së bashku, mblidhuni së bashku, përqafoni njëri-tjetrin.

Është gjetur një çantë dore me celularin që ka bërë thirrjen e urgjencës SOS. Kryebashkiaku Michele De Sebata shprehu ngushëllimet e tij për treshen që u bllokuan në një ‘situatë të paparashikueshme’.

Ai tha se “tre fëmijët arritën kur ishte me diell, ata nuk mund ta dinin se çfarë do të ndodhte”. Ai shpjegoi se lumi mund të ndryshojë shpejt dhe ‘u deshën vetëm minuta’ që tragjedia të ndodhte.

VIDEO

Të ngjashme