Dy grupe klandestinë shqiptarë në Holandë të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht nga porti i Rotterdamit drejt Britanisë së Madhe, janë arrestuar.
Klandestinët, të gjithë meshkuj u zbuluan në brendësi te kamionët e parkuar në terminalin e portit.
Në incidentin e parë zbulohen 5 shqiptarë, të cilët kishin hyrë forcërisht në kamion, duke prerë me thikë mbulesën e rimorkios së kamionit. Klandestinët tentuan të fshehin gjurmët e tyre, por pa sukses, shkruan ABC news.
Në incidentin e dytë në Portin e Rotterdamit duken se si dy shqiptarë arrestohen, pasi u zbuluan në një rimorkio të parkuar në terminal.
https://www.youtube.com/watch?v=RD9dzHpUsnw