Pamje të makinave që ‘lundrojnë’ pas përmbytjeve në Belgjikë

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Makinat janë parë duke ‘notuar’ në një rrugë të Verviers – një qytet me 55 mijë banorë në Belgjikën Lindore, ndërsa shiu i madh pushtoi provincën Liege, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme.

Météo Express thotë se niveli i ujit aktualisht ishte në 6.5 metra, transmeton Klan Kosova.

Dhjetëra shtëpi janë shembur dhe raportohet për disa të vdekur.

Sipas njoftimeve të fundit nga mediat ndërkombëtare, numri total në Gjermani përfshirë Belgjikën, ka shkuar në 33 vdekje dhe mbi 50 të zhdukur.

Të ngjashme