Filmi i ardhshëm i James Cameron, “Avatar 2” nuk do të ‘godasë’ teatrot deri në dhjetor të vitit 2021, por kjo nuk do të thotë se duhet të presim deri vitin tjetër, për të marrë një vështrim të vazhdimit të shumëpritur.
Llogaria zyrtare e Avatarit në Twitter postoi një fotografi të re në prapaskenë të aktorëve të “Avatar 2”, Kate Ëinslet, Zoe Saldana, Sam Worthington dhe Cliff Curtis në një xhirim nënujor.
“Nga grupi i vazhdimeve: Zoe Saldana, Sam Worthington, Kate Winslet dhe Cliff Curtis duke bërë një pushim nga performanca nënujore dhe duke realizuar një fotografi të shpejtë”, shkruan në njoftimin e tyre. “Fakt argëtues: Pjesa më e madhe e performancës së tyre u zhvilluar në këtë rezervuar të ndërtuar posaqërisht për xhirimet”, thuhet më tej.
Winslet bashkohet me kastin si personazhi i ri Ronal, dhe Curtis gjithashtu do të luajë një rol të ri si karakter kryesor. Saldana jetë në rolin e saj si Neytiri, ndërsa Worthington rikthehet si personazhi Jake Sully.
“Ajo ishte vërtet e ngazëllyer gjatë punës së saj në ujë, mendoj se mbajti frymën e saj për shtatë e gjysmë minuta … gjatë trajnimit”, tha Cameron për Winslet vitin e kaluar. “Ajo ishte rregullisht duke bërë skena dy ose tre minuta, duke aktruar nën ujë dhe not”, vazhdoi ndër tjerash ai.
Filmi “Avatar 2” (Foto: Cinema Blend)
Më parë në janar, fansat u njohën me imazhet e para të “Avatar 2” që debutuan në CES 2020.
Pasi të publikohet “Avatar 2” më 17 dhjetor 2021, tre filma të tjerë të “Avatar” pritet të debutojnë në 2023, 2025 dhe 2027. /Telegrafi/
Filmi “Avatar 2” (Foto: Cinema Blend)