Pamje të reja të incidentit të Zemajt, në skenë edhe Agim Bahtiri: “Pasha ty nuk ia fali”, ” ju gazetarët keni punë me mu”…

Prishtinë | 25 Tet 2025 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Është publikuar videoja e plotë e incidentit që ndodhi në sheshin e Prishtinës mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, dhe një qytetari që pretendohet të jetë nga diaspora.

Pamjet tregojnë momentin e përplasjes mes tyre, ndërsa në një çast në skenë shihet të ndërhyjë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri, për të qetësuar situatën.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ku komentet janë ndarë mes atyre që mbrojnë Zemajn dhe atyre që kritikojnë mënyrën e menaxhimit të incidentit.

Të ngjashme