Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Harilaq të Fushë Kosovës, pasi i njëjti ka goditur me veturë një këmbësore, duke e lënë të vdekur në vend. Viktima ka qenë shtetase siriane.Klan kosova
Pamjet nga ky aksident janë publikuar në media. Në videon e publikuar shihet viktima duke kaluar rrugën dhe në atë moment vjen një veturë me shpejtësi të madhe dhe e godet për vdekje.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Fsh. Harilaq, Fushë Kosovë 11.03.2022 – 17:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me veturë ka goditur këmbësoren, femër shtetase siriane. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe një ekip mjekësor. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.