Pamje të rënda! Vetura godet dy persona në Fushë-Kosovë dhe largohet me shpejtësi

| 07 Gus 2023 | 22:03 | Nga

Në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, afër diskotekës “Gate Club”, një person ka goditur me veturë dy persona.

Ngjarja ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit. Në videon që ka siguruar Paparaci, shihet si një veturë “Audi” shpejton dhe godet, duket me qëllim, dy të rinj, duke i hedhur në ajër.

Më pas, vetura largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës nuk ka raportuar lidhur me këtë rast.

Të ngjashme