Të punësuarit në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në nivel vendi, nën ombrellën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kanë protestuar gjatë ditës së djeshme.
Këtë formë të protestës, deputeti i VV-së, Ardian Gola, e ka vlerësuar si mungesë të komunikimit mes sindikatave dhe Qeverisë së Kosovës, derisa shton se sindikata duhej të gjente një formë që nuk i dëmton nxënësit
“Nuk mendoj që është neglizhuar, ka edhe një problem tek mungesa e komunikimit. Nuk po mendoj që po e injoron, por mënyra se si sindikata i qaset këtij procesi. është dëmtuese në mënyrë racionale të dialogimit shoqëror dhe politik të këtij procesi”, është shprehur Gola.
“Pamje si të tilla nuk më pëlqyen fare, për shkak se konsideroj që ky veprim sindikal i ditës së sotme, është krejtësisht jo proporcional në raport me ngutin e çështjes. Nuk po them fare që kërkesa e sindikalistëve të arsimit nuk janë legjitime, por konsideroj që vet faktin që kanë legjitimitetin e tyre, kërkohet edhe një strategji, me të cilën do të mund të ushtrohej presioni publik në atë mënyrë që të mos dëmtohej nxënësi dhe procesi i miratimit të një ligji, i cili është mjaftë i ndjeshëm”, ka deklaruar Gola në Klan.
“Sindikata e arsimit është më e organizuara, kjo prurje e njerëzve nuk ka qenë e pa-pritshme, por mendoj që ka qenë jo parimore dhe jo profesionale dhe me rrezik të procesit dialogues”.
“Kjo mënyrë e sindikalizmit të veprimeve, është e ngutshme, është problematike, dhe është problem për të ndërtuar ura me qeverinë”, shtoi tutje Gola