Pamjet satelitore tregojnë dallimin para dhe pas shpërthimit në Bejrut

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Pamjet nga sateliti kanë treguar qytetin e shkatërruar të Bejrutit, pas shpërthimit masiv që ndodhi të martën. Pamjet e marra nga “Planet Labs” tregojnë ndërtesa të dëmtuara rëndë dhe të tjera të shkatërruara tërësisht.

Një krater i madh i mbushur me ujë ka zëvendësuar tokën aty ku dy ndërtesa të portit kanë qëndruar. Çdo ndërtesë në jug të portit ka pësuar dëmtime të rënda, disa prej të cilave ende kanë ndonjë mur, ndërsa të tjera janë shndërruar në rrënoja, raporton CNN.

Image

Dëmi nga shkatërrimi ka arritur deri tek një gadishull në lindje të vendit ku ka ndodhur shpërthimi. Jo vetëm një ndërtesë, por një anije para saj ka arritur në atë anë nga ai shpërthim.

Image

Në një lagje tjetër afër shihet se ka dëme të kulmeve.

Në perëndim të vendit të shpërthimit, më shumë ndërtesa të portit kanë pësuar dëme të kulmeve.

Image

Sipas kryeministrit të Libanit, Hassan Diab, 2,750 tonë nitrat amoni kanë shpërthyer të martën. Nga shpërthimi mbetën 135 të vdekur, mijëra të lënduar dhe dëme të konsiderueshme të ndërtesave në kryeqytetin libanez.

Shpërthimi krijoi një re të madhe tymi dhe dridhje të cilat u ndjenë edhe në Qipro, të cilat u regjistruan si tërmet me magnitudë 3.3.

Image

Të ngjashme