Koalicioni PDK-AAK dhe Nisma tani më ka vendosur për ndarjen e posteve ministrore për komunitetet joserbe.
Ministër pa portofol edhe kësaj radhe do të jetë Rasim Demiri transmeton Indeksonline. Ndërsa për to pritet të ndahen edhe dy zëvendës ministra.
Zv.ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Usmen Baldzi nga koalicioni “VAKAT”.
Gjashtë plus i ka propozuar PAN-it që të kenë edhe një post tjetër.Mësohet se ish-deputeti Qerim Bajrami të ketë një post të zv.ministrit, derisa PDK-AAK dhe Nisma është duke shqyrtuar këtë kërkesë.