Deputeti i PAN-it Enver Hoxhaj ka kërkuar që të shtyhet për dy orë pika e rendit të ditës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Hoxhaj është arsyetuar se është koha e drekës dhe iu duhen 2 orë pauzë. Kryesuesi i Kuvendit Adem Mikullovci, e ka kundërshtuar propozimin.
Në votim ka dal kjo kërkesë me 60 vota pro dhe 60 kundër.
Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së, ka thënë se kjo kërkesë duhet të pranohet dhe i ka thënë Mikollovci që seancën duhet të marre në rrafshin serioz pavarësisht që është deputeti më i vjetër.
Glauk Konjufca ka thënë se kërkesa e Hoxhajt është për të vazhduar koalicionet për votimin e kryetarit kuvendit Kadri Veselit.
Ai ka thënë se PAN-it nuk do t’i mjaftojnë as dy orë e as dy të tjera shtesë.
Sipas tij, krejt kjo po ndodh që të bllokohet konstituimi i institucioneve të Kosovës.
“Propozojeni kandidatin tuaj dhe shohim a po votohet kryetari i kuvendit nga PAN-i”, ka thënë ai.